Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Dritan Shano shprehet i bindur se PD do të hyjë në Kuvend në shtator. Ai u shpreh për “Quo Vadis” se ky 4-vjeçar duhet të shfrytëzohet nga opozita për të bashkëpunuar me qeverinë për integrimin.
“Nuk mendoj që PD nuk do të hyjë në Parlament. Do të hyjë si çeço. Pres që ata të kontribuojnë fort në këtë dritare mundësie të madhe që është krijuar për integrimin evropian, dritarja e mundësive është tani, nëse do të shkojmë për të hedhur ‘vicla’ në Parlament për të përfituar ndonjë gjë, do të ishte akti më antikombëtar i PD-së.”, – u shpreh ai.
Shano parashikoi një PD të përçarë nëse nuk sanksionohet në Statut që kush humbet zgjedhjet, largohet nga partia.
Diskutime rreth kësaj post