Pas PD dhe PS, Bindja Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të zgjedhjeve propozimin e saj që projekti pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të aplikohet vetëm në Tiranë.
Një ditë më parë në KQZ dërguan kërkesat e tyre edhe dy partitë kryesore PD dhe PS. Palët bashkohen të dyja për qarkun e Korçës ndërsa ndahen në Tiranë dhe Fier. Këtë të fundit e paraqet si kërkesë Partia Demokratike.
Ndërkohë që socialistët kërkojnë që përveç Korçës, projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje të aplikohet pjesërisht në Tiranë, kryesisht në zonat urbane për të shmangur ndonjë problem të mundshëm me shtrirjen e sinjalit të internetit.
Diskutime rreth kësaj post