Ndërsa na ndajnë edhe disa muaj nga trokitja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, ka zëra se këto zgjedhje do të përcaktojnë fituesin mes tre partive kryesore në vend, sikundër janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Por duket se lëvizjet apo partitë më të vogla, mendojnë se ata do të jenë përcaktuese në zgjedhjet e 25 prillit. Të paktën i këtij mendimi është kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili gjatë një prononcimi për mediat deklaroi ditën e djeshme se shqiptarët janë në kërkim të një alternative të re dhe ndryshe nga ajo që është ofruar këto 30 vite pluralizëm.
Në këtë kontekst, Patozi u shpreh se Bindja Demokratike, parti e kryesuar prej tij, por edhe lëvizje apo parti më të vogla, ndër të cilat ato të ish-demokratëve Jozefina Topalli dhe Myslim Murrizi, mund të hynë bashkë në zgjedhje në formën e një koalicioni, për të maksimalizuar votën e tyre dhe të tentojnë të ngushtojnë hendekun me tre partitë më të mëdha të vendit.
“Ne jemi detyruar që t’i japim shqiptarëve një alternativë të tretë, që të jetë e ndryshme nga dy alternativat e stërlodhura. Partia Socialiste në pushtet, apo rilindja e Edi Ramës nga njëra anë dhe nga ana tjetër opozita e korruptuar e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ne e kemi politike këtë gjë, por e kemi dhe aritmetike sepse është e vetmja mënyrë për të kapërcyer Kodin Elektoral, i cili është një çark, që penalizon partitë e reja. Ndaj ne duke bashkuar forcat elektoratikisht bëhemi më shumë dhe numërohemi më shumë me 26 prill. Unë e nxjerr veten jashtë emrave të përveçëm, Shqipëria nuk e ka problemin me personat e ka problemin me sistemin e kalbur që tashmë po kualifikohet. Personat mund t’i ndërrojmë por nuk ndryshojmë asgjë, por po goditëm sistemin personat edhe po të qëndrojnë nuk do të jenë më kaq të dëmshëm. Synimi jonë është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, mbështetja jonë do të jetë në funksion të një lëvizje transformuese dhe reformatore në Shqipëri, duhet të rrëzojmë kryetarokracisë”, deklaroi ai.
Më tej zoti Patozi theksoi se duhet të ndryshimet edhe Kushtetuta e 2008. “Duhet ta fillojmë me ndryshimet Kushtetuese të 2008 të cilat duhet të zhbëhen, aty duhet të fillojë rithemelimi i Republikës në Shqipëri. Unë do të doja që të mos kishte parti dhe lëvizje, por të kishte dhe personalitete të jashtme që të vijnë dhe të mos jenë detyrimisht anëtarë partie”, nënvizoi Patozi.
Diskutime rreth kësaj post