Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka komentuar sot ndryshimet në Kodin Elektoral, ku sipas tij janë në favor të kryeministrit Rama. Ai tha se kjo i jep avantazhe në ndarjen e mandatave.
“Politika shqiptare e të dyja krahëve është maturuar dhe u reziston presioneve Evropiane. Nuk është më si në 90 që kur vinte një diploma ti huaj neve nuk na zinte gjumi. Tani e marrim më me sportivitet.
Prandaj them në këtë rast që këto veprime janë të sforcuara, prandaj nuk e fsheh asnjë eksponent i PS, as vetë Rama që është një manovër elektorale që u garanton një lloj supermacie, i jep avantazhe në ndarjen e mandatave. Ajo është bërë me qëllim, duke shfrytëzuar fuqinë e saj si mazhorancë”, thotë Milo për Opinion.
Diskutime rreth kësaj post