Ish-ministri Neritan Ceka vazhdon ende serinë e deklaratave të tij të bujshme. I ftuar në emisionin “Provokacja”, Ceka u shpreh se shqiptarët janë të pagdhendur edhe pse të presin mirë në shtëpitë e tyre.
Pyetjes së Mustafa Nanos, se “A janë partnerët ndërkombëtarë me Ramën?”, Ceka iu përgjigj: “Nëse marrim BE nuk kam një simpati të madhe për Sorecën. Shqiptarët janë një popull i papërgatitur për demokraci. Të presin mirë në shtëpitë e tyre, por janë të pagdhendur. Ajo që jemi sot është edhe për shkak se kjo teori është mbrojtur. Personalisht nuk ndërroj shqiptarin më të fundit, me ndërkombëtarin më të parë.”, u shpreh Ceka.
Kujtojmë që Ceka mallkoi shqiptarët që do të shkonin të votonin në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar.
Diskutime rreth kësaj post