Menjëherë pasi dorëzoi në SPAK kallëzimin penal për ministren Gjonaj dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, që sipas tij janë të implikuar në grushtin e shtetit për të cilin ai po flet prej ditësh, Presidenti Meta bëri një gjest që u fiksua nga kamerat.
Meta bëri gjestin e shqiponjës me dy duar para gazetarëve dhe u shpreh se mbrojtja e Kushtetutës është kryedetyrë e tij.
“Mbrojtja e Kushtetutës është krye detyra e presidentit. Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz, ku së fundmi rezulton e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së Drejtësisë.
Të gjithë shqiptarët në Bulevard, jo për presidentin, por për Kushtetutën. Një vend që synon të çelë BE-në, i rrëmbehet kompetenca presidentit. Nuk ka asnjë vend në Europë që vonohet ngritja e GjK me qëllim kapjen e saj. Më 2 Mars, kundër murtajës që quhet ‘Rilindje”, tha Meta.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post