Greqia ndërpreu të gjitha fluturimet nga dhe për në Katar, pasi 12 pasagjerë nga 91 të fluturimit Doga-Athinë, i “Qatar Airways” rezultuan pozitivë me koronavirus.
Avioni u ul të hënën në kryeqytetin helen. Pasagjerët e rezultuar pozitivë janë 9 pakistanezë, dy grekë rezidentë në Australi dhe një pjesëtar i një familjeje greko-japoneze.
Ata janë vënë në karantinë në një hotel për dy javë. Ndërprerja e fluturimeve drejt dhe nga Katari do të zgjasë deri më 15 qershor.
Diskutime rreth kësaj post