Qarku i Korçës po regjistron çdo ditë disa raste me koronavirus, duke u kthyer në shqetësim për banorët dhe autoritetet shëndetësore.
Vetëm në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 88 raste në të gjithë qarkun.
Përkatesisht 52 në Korçë, 29 në Pogradec,4 në Kolonjë dhe 3 në Devoll.
Po ashtu, në bashkinë Korçë kanë humbur jetën dy pacientë.
Ajo që vihet re mes rasteve të afishuara ditën e sotme nga ministria është se vijon te rritet numri i infektimeve në institucionet arsimore.
Diskutime rreth kësaj post