Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me ministrin e Brendshëm Sandër LLeshaj. Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me regjistrimin e votuesve dhe përgatitjen e zgjedhësve ku do të përfshihet dhe votimi elektronik me ID biometrike.
“Sot patëm një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe SHBA-së për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e ID biometrike siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.”, shkruan Kim në Twitter.
Ambasadorja sqaron se këto sqarime janë publikuar në “në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”.
Diskutime rreth kësaj post