• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas ristrukturimit të Policisë së Shtetit, Çuçi mbledh të gjithë drejtuesit e rinj dhe u jep urdhrat e prerë, zbardhen detaje

7 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qendror e vendor. Takimi ishte i pari me kupolën e re të Policisë, pas ndryshimeve të fundit.

Burime nga ministria e Brendshme bëjnë me dije se Çuç kërkoi nga drejtuesit e rinj të uniformave blu të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri.

Ministri dha disa porosi për drejtorët vendorë të Policisë, duke u ndaluar së pari, tek nevoja për ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut tek Policia e Shtetit. Ai tha se Policia vijon të jetë në krye të listës së institucioneve më të besueshme, por për të mos lejuar oshilacione në perceptim, duhet punuar fort përmes përgjigjes e reagimit në kohë ndaj çdo denoncimi të qytetarëve.

Rritja e besimit të qytetarëve tek policia, përkthehet në më shumë denoncime e telefonata tek 112, çka rrit forcën goditëse e parandaluese.

Ministri theksoi rëndësinë që kanë rezultatet në luftën anti-kanabis dhe mirë-menaxhimin e masave, për të garantuar një sezon të sigurt veror. Kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi zbatimin me tepër korrektësi të legjislacionit, për orarin e lejuar të muzikës në lokale, nivelin e zhurmave, apo goditjen e çdo paligjshmërie që konstatohet.

Më tej ai nënvizoi kujdesin e shtuar që duhet të ushtrojnë drejtuesit, tek strukturat e Policisë Rrugore në vend, për të garantuar një marrëdhënie korrekte mes qytetarëve, vendas apo të huaj, që shtohen në stinën e verës përgjatë vijës bregdetare apo drejt destinacioneve të tjera turistike të vendit.

Veç masave shtesë për garantimin e një sezonit turistik, ministri kërkoi nga drejtuesit e Policisë të intensifikojnë luftën kundër krimit të organizuar, i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Paraardhëse

Jenishehri fyen kolegët: Më të poshtrit, zgjedhjet do të përsëriten dhe unë do jem sërish deputet

Pasardhëse

Melisa përlot Andin me surprizën e ëmbël në ditëlindjen e tij! Ish konkurrenti i ‘Përputhen’ mbetet pa fjalë (VIDEO)

Pasardhëse

Melisa përlot Andin me surprizën e ëmbël në ditëlindjen e tij! Ish konkurrenti i ‘Përputhen’ mbetet pa fjalë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.