Kandidati për kryetar i PD-së, njëherazi anëtar i Kryesisë së kësaj force politike, Fatbardh Kadilli, ka thënë para pak minutash, në pritje të nisjes së mbledhjes së Kryesisë, që Basha të largohet pasi nuk është më zgjidhja e PD-së por problemi i saj.
Deklarata e Kadillit:
“Jam sot për ti kërkuar edhe një herë dorëheqjen Lulzim Bashës. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese, nis një periudhë shprese. Basha nuk është më zgjidhje për PD, por është problemi i saj. Jam edhe më i vendosur të çojë përpara shpresën për PD-në. Nuk tërhiqem nga asnjë proces politik…, para Lulzim Bashës dhe kujtdo tjetër”, u shpreh Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post