Nevil Dede nuk është më trajner i Tiranës. Bëhet me dije se tekniku bardheblu është larguar ditën e sotme, pas një takim me presidentin Refik Halili, në prag të sfidës me Laçin.
Mësohet se bas bisedës me Presidentit, trajneri i 25-herë kampionëve të Shqipërisë ka rënë dakord për t’i dhënë fund aventurës së tij në krye të pankinës kryeqytetase.
Gjithçka ka ndodhur para ndeshjes me Laçin që tashmë ka startuar. Në këtë vendim kanë ndikuar rezultatet e skuadrës si dhe formacioni i zgjedhur para sfidës me kurbinasIt, që ka lënë shije të hidhur te drejtuesit, madje ka pasur edhe një debat.
Pas takimit Dede është përshëndetur me lojtarët duke u larguar nga stadiumi “Selman Stërmasi” së bashku me ndihmësin e tij. Në pakinën e Tiranës tani qëndron Tefik Osmani.
Diskutime rreth kësaj post