Pas lajmeve se paralajmëroi dorëheqjen nga drejtuesi i listës së PD-së, Bujar Leskaj e ka mohuar një gjë të tillë.
Ai ka zhvilluar një takim, duke vënë theksin se është në krye të fushatës së PD-së në Vlorë.
Postimi i plotë i Bujar Leskajt:
“Zhvillova një takim me drejtues dhe anëtarë të sindikatave përgjatë viteve 1990, 1997.
Roli dhe kontributi i tyre për një Shqipëri më të mirë dhe një shoqëri më të drejtë është shumë i rëndësishëm përgjatë viteve të vështira që ka kaluar Vlora dhe vendi ynë, pavarësisht zbehjes së rolit të tyre vitet e fundit.
Bashkëbiseduam për programin e Partisë Demokratike, si edhe për rëndësinë që kanë sindikatat, pavarësia dhe roli i tyre në shoqëri!
Shqipëria ka nevojë për sindikatat dhe sindikalistët. Hallet, dhimbjet dhe nevojat e njerëzve të thjeshtë kanë nevojë për sindikatat dhe sindikalizmin. Sindikalizmin e ka lindur Liria dhe Liria ka nevojë për të gjithë!”, – ka shkruar Leskaj
Diskutime rreth kësaj post