Dy ditë më parë, Ermal Mamaqi, me nota humori bëri një këngë për mjekun Pëllumb Piperon. Lidhur më këtë ka folur vetë mjeku, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasili, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me Ermalin. Pipero duke qeshur u shpreh se ka vite që nuk ka takuar Mamaqin, po kryesisht flasin me mesazhe. Ai ka shtuar më tej se të gjithë meritën për këtë situatë, e ka ekipi i mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Infektiv.
“Kushedi sa vite kam pa e takuar, flasim kryesisht me mesazhe, kemi komunikuar vazhdimisht, ma solle ti në studio, sikur e kam tani këtu në tavolinë. Ekipi i sëmundjes infektive i ka të gjitha meritat, është një ekip brilant mjekësh dhe infermirësh të talentuar. Njëri do t’i përfaqësoj ata këtu.”, u shpreh Pipero.
Ndërsa, Mamqi tha: “Me profesorin kemi njohje, jemi miq, Pëllumb Pipero është ëndrra e çdo fisi sepse besoj të gjithë do donin ta kishin dajë apo xhaxha për t’u konsultuar. Tani po mendoj t’i bëj një film”.
Dy ditë më parë, Ermal Mamaqi, me nota humori bëri një këngë për Pëllumb Piperon, mjekun e njohur, i cili pothuajse çdo ditë flet për situatën dhe jep këshilla. Kënga u bë virale në rrjet.
Diskutime rreth kësaj post