Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e presidentit Ilir Meta i cili ktheu në kuvend Kodin e Ri Zgjedhor.Janë 15 deputetë votuan kundër ndërsa pro votuan 2 deputetë, Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi.
Pas këtij vendimi i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Ilir Meta. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka vlerësuar reagimin e Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi.
Meta tha se shpreson që të kenë durim për këshillat e sinqerta dhe premton se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE do të plotësohen rrufeshëm.
Postimi i plotë:
“Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.
Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.
Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.
Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe së bashku!
Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri.” – shkruan Meta.
Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të…
Posted by Ilir Meta on Tuesday, October 27, 2020
Diskutime rreth kësaj post