Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale i drejtohet PD-së duke thënë se në 30 korrik Kuvendi do miratojë ndryshimet kushtetuese të dakordësuara me opozitën parlamentare.
Sipas tij nuk pengohet hapja 100% e listave dhe po ashtu do të miratohet dhe ndryshimi i formulës së koalicioneve, por për këtë pikë i pret sërish në dialog për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
Më tej ai akuzon PD-në për bllokim politik të procesit dhe shton se kërkohet të merret pend hapja e listave dhe zvarritja e procesit me alibira absurde.
Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!
— Edi Rama (@ediramaal) July 28, 2020
Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.
— Edi Rama (@ediramaal) July 28, 2020
Diskutime rreth kësaj post