Andi ka komentuar situatën që ndodhi puntatën e djeshme, ku ajo dhe Melisa debatuan. Sindi iu drejtua Melisës me fjalë tepër të rënda duke i thënë: “Nuk jam si ti që e bën për një kafe, unë do e bëj me atë që e ndjej”.
Ndërkohë pas kësaj deklarate, vajza nga Laçi vendosi të largohej nga studio. Nga ana tjetër, Andi, i cili këtë javë do të jetë në një takim me Melisën, e cilësoi të gjithë skenën e krijuar si një turp. Ai i tha se e ka humbur respektin ndaj Sindit duke shtuar se nuk i takon 22-vjeçares të ofendojë një femër. Ndërsa Sindi i mëshoi faktit që ka të drejtë dhe idesë se Melisa ishte ajo që e ofendoi e para, prandaj edhe debati agravoi në atë lloj mënyre.
Andi: Me vjen turp që ndodhi kjo gjë. Janë gjëra patetike dhe ke bërë një koment pa lidhje. Melisa iu drejtua Mevlanit. Ti çdo gjë e merr shumë personale. Për mua si And i ke humbur të gjitha vlerat. Ty nuk të takon të ofendosh një femër.
Diskutime rreth kësaj post