Pasa marrjes në dorë të drejtimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj ka nisur lëvizjet, pas takimit të ditës së djeshme me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe kreun e SPAK, Aida Hajnaj ka takuar ditën e sotme ambasadorin e BE, Luigi Soreca.
BE do të mbështesë kompletimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit por nuk dihen ende temat specifike të diskutimit mes diplomatit dhe Hajnaj.
Aida Hajnaj do të vijojë me disa takime të tjera me diplomatë të tjerë në ditët në vazhdim.
Ditën e djeshme, përveç ambasadores, të pranishëm ishin edhe ekpertë të FBI-së të cilët do të merren me përzgjedhjen e agjentëve shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post