Donald Trump nuk do të përballet vetëm me gjyqin për fajësimin e tij. Sipas BBC, zyra e sekretarit të shtetit në Georgia ka thënë se ka hapur një hetim, në lidhje me përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 të shtetit.
Hetimi përqendrohet në një telefonatë të regjistruar, në të cilën Trump shfaqet duke i thënë zyrtarit të lartë të zgjedhjeve të shtetit të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.
“Unë thjesht dua të gjej 11,780 vota,” i tha Trump Sekretarit Republikan të Shtetit Brad Raffensperger në regjistrimin e publikuar muajin e kaluar nga Washington Post.
Raffensperger dëgjohet duke u përgjigjur se rezultatet në Georgia, në të cilat demokrati Joe Biden ishte fitimtar, ishin të sakta.Në një deklaratë për mediat amerikane, zëdhënësi i Raffensperger ka thënë se këto hetime do t’i lihen në dorë prokurorisë.
“Hetimet kanë natyrë zbuluese dhe faktike. Çdo përpjekje e mëtejshme ligjore do t’i lihet Prokurorit të Përgjithshëm,” ka thënë ai.
Diskutime rreth kësaj post