Protesta e opozitës është mbyllur pas 5 orësh marshimnëpër Tiranë me thirrjet Rama ik”.
Kësaj radhe në mungesë të kreu të PD-së Lulzim Basha protestën e ka mbyllur Edi Paloka.
“Dua t’ju përshëndes dhe uroj për këtë betejë të sotme për të arritur në një fitore të sigurtë. T’ju përshëndes edhe në emër të z.Bashës i cili po zhvillon një sërë takimesh në Bruksel, ato janë të suksesshme dhe janë pjesë e fitores që na pret. Kemi nisur një betejë e cila do të shkojë drejt fitores. Sa më shpejt ta kuptojnë aq më mirë edhe për ta”.
Më tej Paloka shtoi se, “nuk ka asnjë forcë që na ndal qytetarët për të drejtat e tyre, nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit deri sa të demokracia të rikthehet në Shqipëri. Me forcën tuaj ne do të vijojmë protestat në këtë rrugë që kemi nisur për ti shkuar deri në fund ”../albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post