Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është shkërmoqur totalisht. Disfata në zgjedhjet e 25 prillit ishte shumë herë më e fortë nga sa pritej duke bërë që partia e presidentit të shkojë drejt shkrirjes. LSI humbi 15 deputetë në zgjedhje dhe momentalisht ndodhet në situatën më të keqe të saj që pas krijimit.
E reja Kejdi Mehmetaj ishte një prej deputeteve më aktive të LSI-së në opozitë, në Parlament dhe në bojkot. Në shtator ajo nuk do të kthehet në Komisionet e Kuvendit dhe sallën plenare.
Nga viti 2017 në 2021 LSI zbret me 15 mandate, faktorët sipas Kejdi Mehmetajt, nuk janë vetëm të jashtëm. Pas humbjes, në PD po analizohet edhe ndikimi i faktorit LSI në rezultatin që i la në opozitë dhe në radhët e tyre disa e vlerësojnë negativisht. Nënkryetarja e LSI i përcolli me ironi konstatimet nga aleatët me të cilët dolën të ndarë në zgjedhje, por patën firmosur edhe marrëveshje.
“Lëvizja Socialiste për Integrim i është nënshtruar një raporti analize të 25 Prillit proces i cili do të pasohet me ndryshime në struktura dhe në poste vendimmarrëse në LSI”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post