Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit krahas partive historike në garë do të jenë edhe forca të reja politike, dhe një ndër to është edhe Nisma e Rudina Hajdarit.
Hajdari ka deklaruar mbrëmjen e sotme se më 28 nëntor do të prezantohet platforma e partisë, datë kjo që përkon edhe me 108-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
“Është një datë, e cila besoj se shumë prej nesh identifikohen dhe është një datë shumë e rëndësishme për ne. Është nja datë e rëndësishme për lëvizje e re politike, që do lind atë ditë. Besoj se do kemi një format, i cili në fakt do të në fjalime, por do ketë edhe një shpalosje të një vizoni dhe platforma, e cila do të thellohet në vijim”, tha ajo.
Deputetja e pozitës parlamentare Rudina Hajdari u shpreh se në partinë e saj do ketë emra me profil të lartë publik.
“Padyshim çdo qark do jetë i përfaqësuar dhe çdo kandidat do ketë përgjegjësinë e atij qarku. Ne kemi afruar kandidatë që janë të aftë, pasi kanë profil të lartë publik. Të gjithë që janë aty kanë pasur aktivizim të lartë dhe kanë një profil të tyre për një kohë të gjatë”, theksoi ajo.
E pyetur se si do garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, znj. Hajdari nuk u shpreh konkretisht, por shpalosi këtë argument:
“Mendoj se është vendim në formë kolegjiale, por duhet të ngelemi pak të ftohët dhe mos të nxitohemi duke parë arenën gjatë fushatës. Gara në tërësi është shumë shëndetshme, dhe duhet të këtë garë dhe garat nuk duhet të etiketohen si të blera dhe të ndara mes dy kampeve. Në të dyja anët ka të pakënaqur. Marr telefonata që kanë dëshirën se do votojmë për ju se janë të zhgënjyer”, theksoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post