Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas PD, ministrja ka shpërdoruar detyrën duke përdorur helikopterin e Forcave të Armatosura për të shkuar në Dibër, për fushatë elektorale.
Në një deklaratë për gazetarët jashtë Prokurorisë së Posaçme, ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se ministrja akuzohet për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për fushatë elektorale.
Po ashtu, në padi akuzohen dhe drejtues të FA-së, që sipas PD, kanë lejuar ministren të përdorë mjetet e ushtrisë për fushatë elektorale, në kundërshtim me ligjin.
Diskutime rreth kësaj post