Kryeministri Edi Rama, vijon turin e takimeve elektorale me qytetarët. Sot kreu i qeverisë është ulur për të konsumuar një kafe me banorët e Kuçit në Vlorë.
Gjatë bisedës, Rama ka marrë stilolapsin dhe ka shkruar mbi letrën e vendosur në tavolinë qarqet dhe numrin e deputetëve që merr Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.
Sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme, sipas llogarive të kryeministrit Partia Socialiste merr 78 deri në 79 mandate këto zgjedhje duke u rikonfirmuar në detyrë për herë të tretë përmes votës së qytetarëve.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post