Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund të fitojë dot zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Kullurit e vetmja zgjedhje është që të krijohet një koalicion i djathtë serioz, ndërsa tha se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë dy gjëra të ndryshme.
“Ky sistem favorizon PS, e cila ka një elektorat stabël 650-750 votues dhe dëmton opozitën e cila është e përçarë. Rama ka të drejtë për një gjë kur thotë se nuk është vetëm sistemi që të pengon të fitosh. Ne me këtë sistemi kemi fituar në 2009. Unë nuk kam asnjë pritshmëri se do ndryshojë në atë parti përsa kohë drejtohet në atë mënyrë, përsa kohë i mungon vizioni, i mungon kohezioni i brendshëm, përsa kohë nuk ka një profil të qartë politik dhe ideologjik. Është një parti krejtësisht konfuze. Puna është çfarë motori ka Basha, se motor kanë të dy palët. Ti kur hyn në garë një motor 2-mijësh me një motor 1-mijësh nuk fiton dot njëmishi.
Duhet të krijohet një koalicion i ri. Unë kam folur për një front opozitar. Fronti kërkon disa aktorë. Një pjesë e rëndësishme e aktorëve janë ato parti aleate tradicionale që ne kemi komunikuar. Me parti që janë me një këmbë në qeveri me një këmbë në opozitë nuk ka marrëveshje. Duhet një front realisht të djathta, të ketë ide të qarta. Me këtë sjellje politike të opozitës së bashkuar unë po them këtë gjë, sot diferenca mes PD dhe Basha është sa një oqean i tërë. PD dhe Lulzim Basha janë dy gjëra të ndryshme dhe kjo nuk të çon drejt fitores”, – tha Kulluri për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post