Gazetari Ilir Demalia u shpreh se nëse kryeministri Rama do të marrë dhe një mandat të tretë gjendja do të degradojë në mënyrë të rrufeshme
Sipas tij, fituesin dhe humbësin do ti ndajë një fije e hollë.
Ai nuk beson se opozita do të bëjë mrekulli, por siç thotë ai do të ketë një ndalesë të trenit që ka marrë përpara dhe po shkatërron vendin.
“Opozita nuk ka shfrytëzuar dhe raste të tjera më parë për të cilat duhet të mbante një qëndrim shumë të fortë, edhe në lidhje me oligarkët. Ato quhen kupola kriminale, oligark është një fjalë shumë fisnike për ta. Pa pasur marrëdhënie të sinqerta dhe pa i vënë pikat mbi “i” jo për të ndëshkuar, se nuk merr dot pronën Lulzim Basha por ligji dhe shteti. Shqiptarët harrojnë që ka qenë një 1997, u shkatërrua shteti. Erdhi Nano dhe e bëri dhe më keq dhe u kthyen te Berisha.
E bëri Berisha dhe më keq dhe thanë gjithë qelbësirat bashkë për të hequr qelbësirën Berisha, u hoq dhe ai. Erdhi ky qelbësira i gjatë që u bë tmerr, i kaloi të gjithë këta. Ky është më i tmerrshëm se gjithë ata bashkë. Edhe pas 30 vjetësh ne kemi mbetur në mendësinë tonë “Liri Demokraci” me dy gishta lart në një kohë që kjo nuk ka më asnjë rëndësi.
Nuk kemi mundur të krijojmë një ndërgjegje kombëtare për të bërë Shqipërinë por kemi revanshe bandash politike që po e degjenerojnë dhe degradojnë vendin dita-ditës. Data 25 është fundi, nëse Rama do të marrë dhe një mandat të tretë gjendja do të degradojë në mënyrë të rrufeshme.
Nëse do të vijë opozita do të ketë një ndalesë, do të ketë një reflektim jo nga njerëzit e opozitës por nga njerëzit që duhet të shtrëngojnë, media të mos bëhet bisht i opozitës sot që do të jetë pozita nesër. Nuk do të ketë fitore plebishitare, do të ndahet me 2-3 mandate. Me kaq opozita të bllokon, duhet frymë bashkëpunimi për interes të atdheut dhe kombit”, – u shpreh Demalia për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post