Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Sipas tij në muajit në vijim do të ketë katastrofë ekonomike nëse do të vazhdohet izolimi.
Ralf Gjoni ka deklaruar:
“Nuk kemi emergjencë për të luftuar koronavirusin, por jemi përballë emergjencës kombëtare për katastrofën ekonomike.
Këta kanë vite që abuzojnë me pasuritë e përbashkëta, i kanë vjedhur lekët dhe në një ditë të keqe që ne duhet të kishim disa lekë mënjanë, ky bën populizëm duke përgjysmuar rrogat e deputetëve.
Kjo nuk është republikë personale, por parlamentare. Do të ketë shumë dhimbje financiare për shqiptarët në muajit në vijim, nëse e mbajmë mbyllur vendin edhe një muaj këtu do të ketë katastrofë ekonomike”, tha ai në A2.
Diskutime rreth kësaj post