Një person që i njeh financat e vendit, biznesmeni Petrit Ago, ka folur për deklaratën e kryeministri Rama, i cili tha se për shkak të koronavirusit, muajin mars shteti ka humbur 100 milion euro, në muajin prill sipas kryeministrit do të humbasë 170 milion euro dhe deri në qershor gjysmë miliard euro.
Petrit Ago tha se qeveria nuk ka para dhe në muajt në vazhdim priten probleme të jashtzakonshme.
“Qeveria nuk ka para. Këtë e deklaroj për herë të parë, që pas 30 vitesh e dëgjoj nga goja e kryeministrit shqiptar, humbjen e madhe që do të kemi në qershor.
Ai tha një të vërtetë. Nuk është se ekonomia do të lëvizë njëherë me marshin e pestë. Në muajt në vazhdim do të kemi probleme të jashtëzakonshme me të ardhurat”, tha Ago për RTSH.
Diskutime rreth kësaj post