Deputeti Ralf Gjoni shprehet se 80 % e shqiptarëve duan hapjen e listave zgjedhore. Sipas tij çdo gjë duhet të zgjidhet me votim në parlament, siç ndodh në vendet demokratike perëndimore.
Ai shkruan se edhe pak fytyra e kujtdo do dalë në pah.
Shkrimi i plotë:
“Ja që uji po shkon atje ku duan mbi 80% e shqiptarëve, tek hapja e listave zgjedhore.
Çdo votues të zgjedhë emrin e deputetit që dëshiron të shohë në Parlament.
Beteja jonë në Kuvend prej mbi një viti po jep frytet e saj dhe këtë se vë më në dyshim askush me pak mend në kokë.
Shpresoj shumë të mos jetë një lojë tjetër e pisët në kurriz të shqiptarëve.
Çdo gjë të zgjidhet me votim në parlament, siç ndodh në vendet demokratike perëndimore.
Edhe pak, dhe fytyra e kujtdo do dalë në pah.
Ky është momenti që të gjithë të qëndrojmë bashkë për këtë kauzë historike që riparon sadopak masakrën elektorale të vitit 2008.
#BetejaVazhdon #ListaTëHapura #AsnjëLëshim”, shkruan Ralf Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post