Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, i ftuar në ‘Top Talk’ fton të gjithë drejtuesit e partive të djathta të bashkohen për të rrëzuar qeverinë Rama që rrezikon demokracinë, sipas tij.
Shehi e sheh marrëveshjen mes partive të djathta si domosdoshmëri, madje pranon edhe bashkëpunimin me LSI.
“Unë quaj të nevojshëm çfarëdo lloj force që kontribuon në largimin e qeverisë Rama. Thirrjen ia adresoj të gjithë palëve. Unë them që në një marrëveshje ne duhet t’i japim dorën njëri-tjetrit, të bashkëpunojmë.
Të gjitha grupet e reja që kanë dalë nga PD, siç kam dalë unë para 20 vitesh, ia vlen të bashkohen sepse vendi është në krizë të madhe. Ky mund të jetë teatri i fundit që luhet me demokracinë shqiptare dhe unë gjykoj që vërtet mund të mund të mos jemi të kënaqur me Bashës por një përsëritje e mandatit të Ramës do të thotë vdekje klinike e demokracisë në Shqipëri. Këtë do t’i kërkoja kolegëve opozitar të mendojnë këtë punë, që do të shërbejnë për rrëzimin e një qeverie që ka një rrezik shumë të lartë”., tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post