Qendra Botërore e Tregtisë në Bruksel është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas raportimeve të lajmeve nga mediat belge, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 me orën lokale, ndërsa nga flakët nuk ka të lënduar.
Sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme, tymi ngrihet nga maja e Qendrës Botërore të Tregtisë në Bruksel, ndërsa një vinç po lëviz një kovë drejt katit të lartë larg kullës.
Zjarri shpërtheu në një nga dhomat teknike në katin e 27-të të ndërtesës së këtij institucioni. Kreu i zjarrfikësve Bert Brughemans tha se situata ishte shumë serioze, ndërsa tymi i zi i dendur pushtoi pjesën më të madhe të qytetit.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post