Shtyhet përsëri nga pala greke afati i bllokimit të Kapshticës deri më 22 Shkurt. Ky vendim vjen në vijim të masave mbi përballimin e situatës së pandemisë.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Sakaq dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të lejohet nga ora 06:00 deri në orën 22:00 vepër për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Për herë të fundit bllokimi i pikës kufitare u shty më 22 janar, teksa parashikohet që dje më 8 shkurt të hapej.
Diskutime rreth kësaj post