Delfinët janë një prej gjallesave ujore më të dashura. Bregdeti shqiptar, për fatin e mirë vizitohet shpesh prej tyre, të cilët dhurojnë spektakël për pushuesit.
Kët rradhë delfinët kanë dalë në Livadhë. Teksa pushuesit po kalonin një ditë të qetë duke notuar apo marrë rreze dielli, vëmendjen ua kanë tërhequr këto gjallesa të veçanta, të cilat me siguri i ka sjellë rryma.
Prvecc kërcimeve të tyre lart mbi ujë, dëgjohet dhe një tingull i veccantë dhe tepër paqësor prej tyre.
Delfinët kanë notuar shumë pranë bregut të detit dhe nuk kanë munguar britma gëzimi nga të pranishmit.
Video:
Diskutime rreth kësaj post