• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pakti detar, Nikos Dendias: Greqia po tregon se di të zgjidhë mosmarrëveshjet, Shqipëria e gatshme për të mbyllur këtë debat

26 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur nga Athina mbi negociatat me Shqipërinë për të zgjidhur në Hagë çështjen e kufirit detar. Në një intervistë për gazetën e së dielës “Real News”, ai tha se Greqia po tregon se është gati të zgjidhë çdo lloj mosmarrëveshje me fqinjët.

Dendias ka përmendur marrëveshjet me Italinë apo Egjiptin. “Së pari, unë do të doja të theksoja se ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se mund të zgjidhë problemet, me busull të Drejtën Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve. Me fjalë të tjera, ajo e di mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe udhëhiqet nga ajo edhe në rastin e Shqipërisë, e cila po punon në mënyrë që të jetë anëtare e familjes europiane. Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë për të punuar së bashku që të dorëzojmë çështjen e delimitimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare sipas Ligjit Ndërkombëtar të Detit”, tha ai. Sipas ministrit grek, mbyllja e kësaj çështje do të jetë në të mirë të të dyja shteteve. Ai u shpreh se Shqipëria është e gatshme për të bashkëpunuar për ta mbyllur sa më shpejt këtë kapitull.

“Për sa kohë që ka vullnet, vlerësoj se procesi nuk do të jetë problem. Zgjidhja e kësaj çështje të ngelur pezull do të jetë e dobishme për të dy vendet. Ekzistojnë pra, të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, e cila u theksua nga të dy palët gjatë vizitës sime të fundit dhe për të forcuar agjendën pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në një drejtim të tillë”, tha ai.

Pak ditë më parë ministri grek i Jashtëm ishte në Tiranë, ku palët ranë dakord që të angazhojnë Gjykatën e Hagës për të zgjidhur çështjen e kufirit detar. Kjo lëvizje erdhi në një kohë ku Greqia po përplaset ashpër me Turqinë për kufirin në detin Egje.

Paraardhëse

Bllokimi i sheshit ‘Shqiponja’, kryeministri Rama jep informacionin që duhet ta dijë çdo qytetar (VIDEO)

Pasardhëse

Thellohen ndarjet brenda PD, pas Patozit edhe Jozefina Topalli drejt krijimit të partisë së saj, të mërkurën prezanton lëvizjen e re

Pasardhëse

Thellohen ndarjet brenda PD, pas Patozit edhe Jozefina Topalli drejt krijimit të partisë së saj, të mërkurën prezanton lëvizjen e re

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.