Ish deputeti i PD Edi Paloka, duke komentuar edhe njëherë për shembjen e Teatrit Kombëtar, tha se kryeministri Rama duhet larguar me çdo kusht, pasi sipas tij është e keqja e madhe e Shqipërisë.
“Teatri është trashëgimi kulturore dhe asesi nuk mund të shembej. Edi Rama duhet të largohet, është e keqja e Shqipërisë. Shqiptarët nuk duhet të presin nga bota, por duhet të reagojnë vetë. Teatri është ndër sitet që duhet mbrojtur. Të gjithë duan teatër të ri, ta ndërtojnë diku tjetër”, – tha Paloka.
I pyetur për Reformën Zgjedhore, Paloka nënvizoi se Edi Rama është njeriu që nuk e do këtë reformë.
“Ne e shohim Reformën Zgjedhore të domosdoshme. Edi Rama është njeriu që nuk do reformën. Nuk e duan reformën, sepse e kemi parë sesi vjedhin zgjedhjet, sesi blejnë votën, sesi kanë rrënuar gjithçka që është demokratike dhe në shërbim të popullit”, – u shpreh Paloka për News 24.
Diskutime rreth kësaj post