Eksperti i ekonomisë Ardian Civici, u shpreh se pagesat dhe pagat nuk janë në rrezik.
Civici tha:
“Për momentin pagesat nuk janë në rrezik, por më shumë është çështja e panikut. Masa pothuajse kaq drastike janë marrë në shumë vende të botës, të cilat po përjetojnë një vështirësi ekonomike. Në pjesë e familjeve jetojnë në varfëri dhe të ardhurat i kanë të lidhura me pagat. Është legjitim shqetësimi për sa i përket konsumit, pagat dhe vetë biznesit.
Në radhë të parë është individi dhe jo statusi i tij social, prandaj duhet të ketë një konsideratë maksimale ndaj tyre, për të mos krijuar asnjë lloj vështirësie në raport me konsumin bazë”, tha Civici në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post