• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Padrejtësi, flet Jorida Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë

25 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
446
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, ka folur lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ku gjatë një interviste televizive, deputetja demokrate e cilësoi disi të padrejtë dhe mënyrën sesi iu dha statusi i vendit kandidat Ukrainës brenda 2 javësh.

Më tej, Tabaku komentoi dhe propozimin e radhës nga ana e Francës, për një Komuniteti Politik Europian për vendet që nuk janë anëtarë të BE.

Ajo u shpreh se nuk është kundër propozimeve të tilla, por shtoi se këto procese zëvendësuese të mos përdoren për të vonuar rrugëtimin e vendit tonë drejt familjes europiane.

“Më vjen që ky propozim erdhi në vigjilje të presidencës franceze. Më vjen shumë mirë që Ballkani Perëndimor ishte në vëmendje të presidencës franceze ndonëse shumë vende ishin skeptike. Kam qenë skeptike për të gjithë këto zëvendësuesit e procesit të integrimit. Më janë dukur si një mënyrë për të kaluar kohën. Për të thënë që procesi nuk po vjen, por shohim një mënyrë tjetër se si mund t’i mbajmë të kënaqura për pak kohë vendet e Ballkanit. Nuk ka asnjë gjë të keqe, por të mos vijë si një justifikim për një proces që nuk po përfundon. Nuk është e specifikuar apo detaje si do të avancojë. Franca propozon një komunitet politik, ku këto vende të jenë pjesë me një status të caktuar pavarësisht vendimmarrjes. Problemi është për fazat e procesit të integrimit që nuk po vijnë akoma. Në parim nuk ka asgjë të keqe. Euroskepticizmi ka disa vite që ekziston, prandaj ekzistojnë dhe këto paradhomat që unë jam skeptike për to se krijohen këto xhepat dhe mundësitë që e fusim në një proces që nuk përfundon. Unë besoj se kjo nuk i bën mirë as BE dhe as vendeve anëtare dhe rrit demotivimin tek vendet e vogla që janë në proces. Kur pashë procesin e pyetësorit, çfarë ndodhi me Ukrainën. Shqipëria tregoi një seriozitet të jashtëzakonshëm për 9 muaj, ministrja Bregu, e gjithë administrata është ngritur në këmbë. Për mua ka qenë ushtrimi më i mirë për të gjithë administratën publike. Ndërkohë që sheh Ukrainën në krizë e cila e bëri për dy javë pyetësorin. Dhe bën një krahasim dhe thua që diçka që ne e morëm me shumë mund, u kthye në një proces dy javë për Ukrainën. Nuk ka hezitim që Ukraina duhet ta merrte për të treguar që Europa është aty, por kur bën një krahasim Europa është treguar pak e padrejtë. Dje kishim vetëm retorikë politike”,-deklaroi Tabaku.

Paraardhëse

Gjuha e ashpër e Ramës ndaj BE-së, Berisha: Shpërtheu në sharje prej ordineri

Pasardhëse

Të udhëtosh në BE nuk do jetë më falas, shqiptarët duhet të paguajnë

Pasardhëse

Të udhëtosh në BE nuk do jetë më falas, shqiptarët duhet të paguajnë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.