Gjykata Kushtetuese ka marrë sot në shqyrtim në seancë plenare padinë e kontrollit të lartë të shtetit, i cili kërkon shfuqizimin e nenit në ligjin për financat e qeverisjes vendore, që detyron këtë institucion të auditojë 1 herë në vit 61 bashkitë e vendit.
Për ligjin e miratuar në vitin 2017, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar më herët që zbatimi i këtij neni të pezullohej deri sa të shprehej me një vendim përfundimtar gjykata kushtetuese, e cila u bë funksionale vetëm në fund të dhjetorit të 2020-ës.
Pak ditë më parë kushtetuesja rrezoi një pjesë të ligjit për kompensimin e pronave, duke i dhënë të drejtë padisë së shoqatës pronësi me drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post