Tre burra në Westchester, New York, po padisin Organizatën Botërore të Shëndetësisë duke pretenduar se keqpërdori përgjigjen e saj ndaj pandemisë, dhe bashkëpunoi në fshehjen e virusit bashkë me Kinën.
Richard Kling dhe Steve Rotker nga New Rochelle dhe Gennaro Purchia e Scarsdale, paraqitën padinë në gjykatën federale White Plains, dhe pretenduan se ata pësuan “lëndim, dëmtim dhe humbje” për shkak të shpërthimit dhe dëshirojnë që OBSH të paguajë dëmet “të pallogaritshme”.
Teven Blau, avokati që përfaqëson paditësit, argumentoi se OBSH nuk bëri sa duhet për të siguruar që qeveria kineze ishte transparente për masat mbrojtëse të COVID-19.
“Qeveria kineze dhe OBSH mashtruan qëllimisht komunitetin ndërkombëtar, përfshirë paditësit e emëruar, në lidhje me koronavirusin dhe efektet e tij shkatërruese mjekësore dhe ekonomike,” – shkroi ai në padi.
Përfaqësuesit nga OBSH nuk kthyen menjëherë mesazhe për të komentuar padinë. Padia nuk jep detaje të mëtejshme në lidhje me dëmin e pretenduar të pësuar nga paditësit.
Presidenti Trump ka qenë kritik ndaj udhëheqjes së OBSH dhe javën e kaluar tha se ai do të tërheqë fondet e SHBA, edhe pse Kongresi kontrollon paratë. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus mbrojti organizatën javën e kaluar dhe përsëriti se nuk i jep përparësi asnjë kombi.
“Misioni dhe mandati ynë është të punojmë me të gjitha kombet,” tha ai. “COVID-19 nuk bën dallime midis kombësive, etnive apo ideologjive, as ne.”
Qarku Westchester ka 24,656 raste pozitive të koronavirusit dhe 904 vdekje të lidhura nga e marta, sipas Departamentit të Shëndetit të shtetit të New York.
Diskutime rreth kësaj post