Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka sulmuar kryebashkiakun e Kavajës Isa Sakja. Ai ka publikuar një denoncim të ardhur në WhatsApp nga qytetarët në lidhje me mbeturinat te Mali i Robit, Kavajë.
“Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit” shkruan Rama në Facebook duke iu kërkuar ndjesë pushuesve.
Postimi i plotë
Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit–
Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë–
Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet–
Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash–
Diskutime rreth kësaj post