Ndonëse nuk kanë kaluar ende 24 orë nga projekti më i fundit muzikor i Encës dhe Don Xhonit, ‘Break Down’, kënga numëron më shumë se 1 milion klikime në kanalin e ‘Youtube’. Përveç kësaj kënga është kthyer në një trend brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
‘Break Down’ është renditur në vendin 17-të në videot trend në mbarë botën.
“Jo po lajme fallco, jo po s’ka me dhez. Jemi në trend botëror kështuqë prekni ndonjë gjë me dorë”, – ka shkruar Enca krah postimit të fundit në ‘Instastory’.
Kujtojmë se fansat e Encës dhe Don Xhonit e kanë shpërndarë gjerësisht këngën e dyshes në rrjetet sociale, duke treguar dhe se i ka pëlqyer shumë ajo.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post