Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor në Partinë Demokratik, ku anëtarët e kësaj partie votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në garë merrnin pjesë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. Mirëpo avokati Goxhaj nëpërmjet analizave të tij ka hyrë më në brendësi të procesit zgjedhor.
Sipas tij, nëse Harxhi dhe Shehaj do të numëronin votuesit, Basha do të rrëzohej.
“GAFA E PAFALSHME E EDITI DHE AGRONIT QË U KUSHTOI LEGJITIMIN E BASHËS: NUK NUMËRUAN VOTUESIT!
KAQ MJAFTONTE PËR TË RRËZUAR LYLIN E SOROS!
PËRDERISA NUK E BËNË KËTË MË MIRË TË MOS KISHIN KANDIDUAR SE FAVORIZUAN FALSIFIKIMIN E VOTAVE!!!
Gabimi i pafalshëm që bënë 2 kandidatët përballë Lylit, Editi dhe Agroni ishte që deshën të garantojnë numërimin e votave dhe jo votuesit! Asnjë nga vëzhguesit e tyre nuk mbajti shënim se sa veta votuan se askush nuk ua kërkoi një gjë të tillë. Mua më ra goja mbrapa:
“NUMËRONI VOTUESIT JO VOTAT SE VOTAT I BËNË SI TË DOJË LYLI! ATË E RRËZON BRAKTISJA E BAZËS SË ANËTARËSISË REALE!”
Ns do e kishin bërë do rezultonte se në Zgjedhje dolën në votim më pak se 10 mijë vetë dhe jo aq sa motën pjesë në 2013 kur kandiduan Lyli me Sokolin e ndjerë!”, – shkruan Altin Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post