• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ori Nebiaj dje kërkonte dorëheqjen e Bashës, sot sulmon FRPD për llogari të tij

6 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edhe pse nuk u zgjodh deputete, për shkak se nuk ishte ne vendet e sigurta të kryetarit, gazetarja Ori Nebiaj, “papritur” është shndërruar në një përkrahëse të flaktë dhe “e besuar” e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit, e ka emëruar në krye të një grupi i cili do të organizojë zgjedhjet e pa paralajmëruar të Forumit Rinor.
Kjo lëvizje e Bashës, erdhi menjëherë pasi mbi 70% e pjesëtarëve të forumit janë deklaruar, se do të marrin pjesë nesër në Foltoren e cila i dedikohet pikërisht rinisë së PD-së.

Ndërkohë që e gjithë kryesia ka dalë kundër kësaj lëvizjeje të Bashës, e cila sipas tyre është anti-statuore, Basha së bashku me grupin e Ori Nebiajt janë mbledhur këtë mëngjes, për të përshpejtuar “puçin” siç e quajtën kryetari dhe sekretari i përgjithshëm.

Nebiaj vetë doli përpara gazetarëve dhe deklaroi me plotë gojën, se kryetari aktual i FRPD, deputeti që theu herësin Belind Këlliçi si dhe e gjithë kryesia e këtij forumi nuk janë legjitime, sepse i ka mbaruar mandati dhe ndaj do t’i nënshtrohen një procesi votimi.

Kjo sipas saj, jo për të emëruar një kryetar të ri për interesa personale, por për të zgjedhur një kryetar gjithëpërfshirës në interes të përfaqësimit të të rinjve demokratë.

Kjo që kërkon largimin me një urdhër arbitrar të Lulzim Bashës të gjithë kupolës drejtuese të FRPD-së, Ori Nebiaj, vetëm pak muaj më parë pak përpara zgjedhjeve të 25 prillit, e ftuar në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut, kërkonte me vendosmëri që nëse PD nuk fiton as këtë herë, atëherë kryetari i partisë, pra Basha, duhet të largohet urgjent nga drejtimi.

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, pra Basha nuk mbajti asnjë përgjegjësi, por po largon nga drejtimi i forumeve të partisë, çdo zë kritik në mënyrën më arbitrare dhe autoritare.

Ndërsa Ori Nebiaj, në vend që të kërkojë largimin e Bashës si humbës, ashtu siç kishte premtuar dhe deklaruar te Fevziu, po kërkon largimin e Belind Këlliçit dhe të 90 përqind të lidershipit të FRPD-së.

Paraardhëse

Doli kundër Bashës për garën në FRPD, kreu demokrat merr vendimin dhe për Albana Vokshin: Zgjedhje dhe për Forumin e Gruas

Pasardhëse

Erion Veliaj: Ne shqetësohemi për hallet që kanë njerëzit, Partia Demokratike ka hall se kush do jetë Kryetar Partie, Saliu apo Luli

Pasardhëse

Erion Veliaj: Ne shqetësohemi për hallet që kanë njerëzit, Partia Demokratike ka hall se kush do jetë Kryetar Partie, Saliu apo Luli

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.