Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, do të hyjë në një proces zgjedhor. Kështu njofton Partia Demokratike, një ditë pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor.
Kryetare e Lidhjes së Gruas aktualisht është Albana Vokshi, e cila e mban postin prej të paktën 10 vitesh. Nuk dihet pse vendimi merret sot, disa orë pasi ajo doli kundër vendimit të Bashës për zgjedhjet në FRPD.
Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. Zgjedhjet do të bëhen sipas parimit 1 anëtar, 1 votë.
Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas, u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte. Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:
1. Grida Duma
2. Arta Sakja
3. Dhurata Çupi
4. Orjola Pampuri
5. Greta Bardeli
6. Alfrida Marku
7. Ina Zhupa
8. Eralda Tase Bano
9. Zheni Gjergji
10. Ledina Aliolli
Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese, si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së.
Diskutime rreth kësaj post