• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Orët në vijim kritike”, Ministria e Mbrojtjes lëshon paralajmërimin dhe zbulon të dhënat më të fundit

21 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata me reshjet ne vend është përmirësuar.

Sipas njoftimit, është kryer evakuimi e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre dhe evakuimi i rreth 57 krerësh bagëti.

Ministria sqaron se situata është përmirësuar me tërheqjen e ujit në Shkodër dhe Lezhë.

Njoftimi:

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka një përmirësim të konsiderueshëm të situatës së krijuar si pasojë e reshjeve në vend, veçanërisht në dy qarqet më problematike, Shkodër e Lezhë.

Uji është tërhequr nga rruga nacionale, te ura e re e Bahçallëkut dhe pranë Harkut të Bërdicës, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve.

Ka prani uji në rreth 4356 ha sipërfaqe, ku tërheqja bëhet më ngadalë, por situata po monitorohet me vëmendje.

Forcat e Armatosura dhe të emergjencave civile kanë ndihmuar në evakuimin e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre. Po ashtu janë evakuuar edhe 57 krerë bagëti.

Përmirësim të konsiderueshëm ka edhe situata në Lezhë, por orët në vijim mbeten sërish kritike, bazuar në parashikimet e motit për shtim të reshjeve të shiut.

Në Bashkinë Lezhë zonat më të prekura janë njësitë Dajc, Blinisht, Balldren, ku po punohet për largimin e ujit nga 24 banesa.

Në monitorim është edhe situata sa i përket nivelit të lumenjve, veçanërisht lumit Drin, Gjadër dhe Erzen.

E normalizuar paraqitet situata në Durrës, Kukës, Dibër.

Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për çdo nevojë të banorëve të këtyre zonave dhe do të qëndrojnë në terren edhe gjatë orëve të natës.

Paraardhëse

Pacolli: BE ta respektojë Kosovën si shtet

Pasardhëse

Çfarë presim në vijim? Shqipëria nën ujë, Emergjencat Civile zbulojnë se çfarë po ndodh në vend

Pasardhëse

Çfarë presim në vijim? Shqipëria nën ujë, Emergjencat Civile zbulojnë se çfarë po ndodh në vend

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Takimi i Ramës me Sunak, Ervin Salianji zbardh prapaskenat e forta

Nga lajme5
23 March, 2023
0

Deputeti Ervin Salianji ka komentuar takimin e Kryeministrit Rama me Kryeministrin Britanik Sunak në Londër dhe intervistat që Rama ka...

Klodiana Lala zbardh detaje nga kontrolli i SPAK: Ja çfarë u gjet në vilën e parnteres së Ahmetajt

23 March, 2023

Takim sekret? Arjan Çani zbardh prapaskenat e vizitës: Ahmetaj në Londër me Ramën

23 March, 2023

Kiara në nominim me Oltën, Luizi i bën deklaratën e papritur moderatores: Do jem i yti përgjithmonë

23 March, 2023

Ish-banorja e BBV zbardh prapaskenat e produksionit dhe kapet keq me aktoren: Nga deklarata e Oltës te çifti Kiara-Luiz

23 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.