Edvin Kulluri, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike thotë se Presidenti Ilir Meta ishte i detyruar të zbriste në arenën politike për tu përballur me kryeministrin Rama pasi Lulzim Basha ka dështuar në rolin e tij për të krijuar alternativë politike.
Për Kullurin zhveshja e kreut të shtetit nga funksioni i tij dhe marrja e një roli që e bën të duket kryetar partie, është moralisht dhe politikisht i drejtë.
“Presidenti nuk është komod në këtë betejë nga pikëpamja formale, kushtetuese e ligjore, por është i detyruar të zbresë në betejë për shkak se nuk ka opozitë. Kjo sjellje frontale në përballje me mazhorancën, moralisht dhe politikisht është e drejtë, nga pikëpamja kushtetuese kuptohet që çalon”, tha Kulluri.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka çuar qëllimisht në dështim aksionet opozitare, ai shiti Kodin Zgjedhor në tavolinë, thotë Kolluri.
“Opozita e shiti kodin zgjedhor në tavolinë pas një beteje epike me një dëm në kurriz të saj, duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet. jo vetëm që nuk sollën hapje të listave, por hoqën edhe koalicionet që ishin në interes të opozitës. Basha ka dështuar totalisht në aksionin e tij politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post