Opozita parlamentare ka bojkotuar sërish mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve pasi kanë deklaruar se as formula e re e paraqitur nga socialistët nuk i hap listat 100%.
Ndërkohë Partia Socialiste po vijon e vetme mbledhje për miratimin nen për nen të ndryshimeve me deputetë zëvendësues.
Sot PS ka propozuar sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet e saj në draftin për Kodin Zgjedhor.Propozimi i ri merr në konsideratë uljen nga 3% në 1%, të pragut që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve. Në argumentin e dhënë nga PS-ja ndryshimet janë bërë me qëllimin për të arritur një konsensus sa më të gjerë.
Një tjetër pikë e draftit është që kryetari partisë mund të regjistrohet deri në 4 zona zgjedhore. Gjithashtu propozohet rirenditje e pjesës së parë listës të bërë nga partia, sipas votës preferenciale.
Sa i takon shpërndarjes së mandateve për kandidatët fitues të listë, parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se HERËSI që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por JO MË SHUMË SE 10,000 VOTA.
Diskutime rreth kësaj post