Bruksel, 17 shtator 2018 – Një operacion i përbashkët kundër krimit, trafikut të armëve dhe drogës me origjinë nga Ballkani Perëndimor është ndërmarrë javën e parë të shtatorit.
Gjatë këtij operacioni, i cili është kryer prej 5 deri më 9 shtator, janë angazhuar 8. 300 forca policie nga 28 shtete të BE-së. Gjatë operacionit janë ushtruar 482 mije kontrolle, përfshirë kontrollet e personave, makinave e mjediseve të ndryshme.
Operacioni është zhvilluar në koordinimin e EUROPOL-it dhe EMPACT-it.
Në të kanë marrë pjesë edhe policë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
Gjithashtu, janë angazguar edhe Frontex dhe interpol. 56 pjesëtarë të Frontex i kanë shoqëruar oficerët në terren.
“Faza përgatitore daton herët në 2018 me takime operacionale dhe aktivitete për grumbullimin e informacionit. Gjatë kësaj kohe qindra informacione janë shkëmbyer mes partnerëve lidhur me persona të dyshuar. Janë arrestuar 32 persona të dyshuar, sekuestruar armë luftarake si dhe janë ushtruar kontrolle në 60 banesa” thuhet në një njoftim të Europol.
Rezulati i operacionit 5-9 shtator sipas EUROPOL-it:
148 te arrestuar:
13 per trafik klandesitesh
71 per kalim te paligjshem emigrantesh
36 per trafik droge
3 per trafik armesh
5 per trafik droge dhe armesh
16 per mashtrim me dokumente
4 persona te tjere te arrestuar (nuk jepet akuza)
Jane sekuestruar:
159 arme zjarri, eksplozive dhe armë të tjera. 1462 cope municione
286 kg drogë
Janë identifikuar
22 raste mashtrimi me viza
40 raste falsifikimi dokumentesh
612 raste te hyrjes se klandestineve
178 raste te refuzimit te hyrjeve
Qendra e operacionit ishte Haga dhe gjatë këtij operacioni janë arrestuar trafikantë klandestinësh, emigrantë ilegalë, refugjatë, trafikantë droge, trafikantë armësh dhe falsifikatorë dokumentesh.
Diskutime rreth kësaj post