Analisti Basir Çollaku shprehet se situata e krimit nuk është menaxhuar siç duhet në këtë periudhë dhe duhet treguar mjaft kujdes nisur nga situata ku ndodhemi.
Në një intervistë për “Abc e Mëngjesit’, Çollaku u shpreh se OFL po bën xhiron e unazës dhe nuk po iu bie organizatave kriminale.
“OFL bën xhiro unazës vetëm për ti mos i rënë në thelb organizatave kriminale. Pasuritë dhe aktivitet e tyre dihen. Nuk kam parë një angazhim serioz nga ana e OFL-së.”, u shpreh Çollaku.
I ndalur te sistemi i drejtësisë Çollaku tha se është në karantinë. Gjithashtu ai theksoi pas kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, është kryeministri i vendit.
“Shumica e vendime që marrin institucionet e drejtësisë jepen nga qeveria, shumica e çështjeve u shkojnë të gatshme. Institucionet e drejtësisë së re janë politizuar.”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post