Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi u shpreh se në spitalin që ai drejton është prishur skaneri, një pajisje me shumë rëndësi për të gjithë të infektuarit nga pandemia e kornavirusit.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër duke e quajtur gjithë këtë situatë një neglizhencë dhe papërgjegjshmëri.
Reagimi i Manjanit:
“Ah dhe një pretendim tjetër që paska shpalosur drejtori i Tires.
“Skanerit të spitalit nuk i punon llampa”.
O zot na ruaj!
Po ajo “llampa”, që drejtori e relativizon, është vetë scaneri. Çfarë tjetër duhet të ndodhë që të quhet prishje e scanerit?!
E thonë “hajt më se u dogj llampa” për të krijuar idenë e fiksuar gjerësisht se djegia e llampës është rutinë, sikur digjet llampa e ndriçimit.
Mirëpo scanneri atë llampë, që në fakt është më shumë sesa llampë, e ka thelbin e proçesit të punës.
Sa për saktësim, ka nja 20 vite në fakt që të gjithë drejtorët e spitaleve këtë gjë thonë kur iu fikën scanerat nga tejpërdorimi dhe mos kryerja e shërbimeve të domosdoshme në kohë, shërbime të cilat i paraprijnë blackout të kësaj natyre.
Shkurt kur skannerit i fiket llampa, dukshëm vjen nga mosmirmbajtja, pra nga përgjegjësia direkte e drejtorëve”. – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post